Protesta e nisur në mëngjes në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës ka agravuar në orët e pasdites. Banorët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë “Gener 2”, ndaj dhjetera efektivë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.
Këto janë pamjet që tregojnë përplasjen dhe shoqërimet, gjatë orëve të pasdites ne kantierin ku do ndertohet resorti i Bashkim Ulajt.
Para Drejtorise së Policisë në Shkoder janë mbledhur banorët që kërkojnë lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.
Një reagim për shoqërimin e banorëve e ka pasur edhe kryetarja e PD në Shkodër, Eliona Shkreli e cila shprehet se banorët e fshatit turistik Rrjoll kanë protestuar për të drejtat e tyre. Shkreli shprehet se përdorimi i dhunës dhe forcës nga policia është e patolerueshme.