Protesta në të njëjtën ditë kur merret vendimi për imunitetin e Berishës, Qefalia: Bëhet ndaj SPAK dhe Këshillit të Mandateve! Spaho: Kundër regjimit!

14 Dhjetor 2023, 22:29

Mbrëmjen e sotme, të ftuarit në studion e 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv u diskutua mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha në të njëjtën ditë kur Këshilli i Mandateve mblidhet për t'u përgjigjur ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit i cili po hetohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të klubit 'Partizani'.