Protesta në Tiranë: 11 të lënduar, mes tyre një polic dhe një përfaqësues mediash i huaj! Mjeku: I plagosuri në kokë ndodhet në terapi intensive, por i vetëdijshëm

29 Nëntor, 15:42 | Përditesimi: 29 Nëntor, 15:42

11 të lënduar kanë mbetur të lënduar si pasojë e protestës që po mbahet në Tiranë. Mes tyre është 1 polic, 2 përfaqësues mediash (1 e huaj).

Mjeku Ardit Kuqi ka dhënë një intervistë për mediat në lidhje me protestuesin që mbeti i lënduar në kokë. Mjeku Kuqi tha pacienti ndodhet në terapi intensive dhe aktualisht nuk paraqet indikacion për operacion.

“Pacienti me traumë në kokë ndodhet në terapi intensive dhe nuk paraqet indikacion për operacion. Pacienti qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal qoftë stafit, qoftë familjarëve. Ka konfuzion, por jo hemorragji. Ka parametra normal. Jemi shumë larg intubimit, kaq mund të themi”, tha mjeku Ardit Kuqi.

A.Hl/Shqiptarja.com