Protestat që nisën disa muaj më parë në emër të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit kanë pasur së fundmi edhe një pjesëmarrës të pazakontë: një gomar.
Disa prej protestuesve kishin zgjedhur të sillnin kafshën në shesh, me sa duket për ta përdorur si pjesë të simbolikës së manifestimit. Por, siç shihet në pamjet e videos, gomari është larguar me vrap nga turma.
Episodi merr një kuptim disi ironik po të kujtojmë se pikënisja e kësaj lëvizjeje ishte pikërisht mbrojtja e natyrës dhe e faunës në zonën e Nartës.



















