Protesta në Tiranë, vajzat për Report Tv: Kemi të drejtë të veshim çfarë të duam! Të edukohen djemtë

31 Gusht 2022, 20:13 | Përditesimi i fundit: 2022-08-31 20:14:14

Edhe disa vajza të vogla ishin mes protestuesve që u mblodhën në Tiranë për 11-vjeçaren që u abuzua seksualisht nga 5 djem në Prishtinë. Të pyetura nga Report Tv se për çfarë protestojnë, ato të treja thanë:

“Ne kemi të drejtë të veshim çfarë të duam dhe të edukohen djemtë që të mos bëjnë asgjë.

Jam 9 vjeçe. Unë po protestoj se nuk ndihem e sigurt në këtë vend dhe kam shpresën që gjërat do të rregullohen.