Protesta/ Për herë të parë, 5 militantë të Berishës lihen në qeli, u kapën me molotovë në duar! Gjykata cakton detyrim paraqitjeje për 6 të tjerë

20 Prill, 20:50 | Përditesimi: 20 Prill, 20:50

Për herë të parë në 6 tubimet e Sali Berishës, gjykata e Tiranës la në burg 5 militantë të arrestuar si pjesë e grupit të zjarrit, në protestën e 17 prillit para kryeministrisë. 6 të tjerë u lanë në detyrim paraqitje. Prokuroria çoi në gjykatë prova të forta nga policia, të arrestimeve të militantëve me çanta me molotovë. Avokatët e PD që mbrojtën militantët, kërkuan përjashtimin e gjyqtarit Enkel Peza si të lidhur me PS-në, por një tjetër gjyqtar ua rrëzoi pretendimin.

    A.M/Shqiptarja.com