Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, FRPD Korçë: Janë vënë nën hetim padrejtësisht 9 persona

11 Dhjetor 2020, 18:16

FRPD Korçë ka hedhur akuza kundrejt policisë lidhur me arrestimet dhe procedimet penale që janë bërë ndaj protestuesve, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

Sipas denoncimit të FRPD Korçë, të bërë nga Bravaldi Xhafka, veprimet janë të paligjshme, abuzive dhe në shpërdorim flagrant të detyrës të strukturave të policisë të Komisariatit të Korçës. Më tej thotë se janë proceduar dhe gjobitur padrejtësisht edhe të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Korçës.

Kemi dalë sot në këtë komunikim me mediat dhe publikun, për të denoncuar me forcë, veprimet e paligjshme, abuzive dhe në shpërdorim flagrant të detyrës të strukturave të policisë të Komisariatit të Korçës,të cilët dje proçeduan dhe gjobitën të rinjtë e Forumit Rinor tê Partisë Demokratike të Korçës,të cilët protestuan si qyetarë të lirë,të një vendi,ku liritë e shtetasve duhet të jenë të garantuara dhe mbrojtura. FRPD nuk ka lidhje me asnjëakt dhune dhe dëmtim të pasurisë publike,për të cilat,pas policisë politike,ngriti akuza edhe bashkia e zhytur në korrupsion dhe abuzime.

Pa diskutim,në një shtet ligjor dhe të së drejtës, ështe detyrë e policisë dhe organeve tê tjera ligjzbatuese, të bëjë hetime të plota dhe të pavarura, për të identifikuar pergjegjesit e një mali veprash penale, me të cilat ngarkoi grupin e të rinjve, që manifestuan qytetarisht në emër dhe mbrojtje të jetës. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye, organet e ngarkuara për zbatimin e ligjit, nuk duhet te godasin politikisht dhe të veprojnë si militantë partiakë, siç ndodhi në fakt dje me të rinjtë  e forumit rinor, që protestuan paqesisht me qirinj në duar, për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre", thotë FRPD Korçë.