Protesta në Korçë e Bulqizë për vrasjen e Klodjan Rashës, nën hetim 16 persona

Protesta në Korçë e Bulqizë për vrasjen e Klodjan Rashës, nën hetim 16 persona

Protestuesit në Korçë i vendosin flakën zbukurimeve dhe grumbullim në Bulqizë

Nga protestat e djeshme të zhvilluara në Bulqizë dhe Korçë për vrasjen e Klodjan Rashës janë vendosur nën hetim 16 persona.

Në qytetin e Korçës janë vendosur nën hetim 9 persona për shkak se kanë organizuar protestë në kundërshtim të masave antiCOVID si dhe për prishjen e pronës publike.

Nën hetim janë vendosur: S. M., 30 vjeçe; E. M., 21 vjeç; H. K., 23 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. Dh., 27 vjeç; E. T., 27 vjeç; Gj. L., 22 vjeç; S. D., 41 vjeç; D. H., 38 vjeç, banues në Korçë e Maliq për protestat e zhvilluara përpara Bashkisë dhe komisariatit të qytetit.

Ditën e djeshme në Korçë janë shoqëruar në komisariat organizatorët e protestave ku mes tyre ishte dhe kryetarja e FRPD-së në këtë qytet.

Gjithashtu dhe në Bulqizë janë vendosur nën hetim 7 persona, A. T., 24 vjeç;  D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç;  P. T., 48 vjeç; A. SH.,  20 vjeç;  banues në Durrës e Bulqizë.

Ata akuzohen se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë e Dibër për veprime të mëtejshme.

VIDEO-protesta në Korçë

VIDEO-protesta ne Bulqize

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amonmedet: 11/12/2020 10:20

    Mirë thoshte qeni Berisha, Ramës hakërroju njëherë dhe tmerrohet nga frika. Doli Stresi me 50 halabakë dhe i hoqi ministrin e brendshem, gjeneral me 25 vjet shkollë. Tani stresi inkërkon të heq edhe drejtorin e policisë, të shohim çdo bëj Rama, ka gjasa që ta heqi edhe atë. Pastaj, më mirë pyet stresin kë të vesh ministër.

    Përgjigju
  • Populli: 11/12/2020 09:46

    Duhet te vije Erdogani qe ti beje zap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion