eksa situata po qetësohej te “Sheshi Uillson” në Tiranë, një grua në moshë u pa që u ndje keq dhe ra në rrugë.
Gruaja humbi ndjenjat, kurse në fytyrë mbante një maskë për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.
E shoqëruar nga deputetja Erisa Xhixho, por edhe efektivët e Policisë që e morën nga krahët duke e vendosur në cel të rrugës për ndihmën e parë.
Pas pak minutash e moshuara është përmendur dhe ngritur në këmbë, teksa pranë u afrua edhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.
Te sheshi ndodheshin përveç efektivëve ehde autoboti me ujë. Rruga në shesh është hapur, pasi drejtuesit e protestës udhëzuan turmën që të drejtoheshin për te Bashkia e Tiranës. Gjithashtu është liruar rruga për qarkullimin e mjeteve.
A.Q/Shqiptarja.com