Protestat, gaz dhe molotov E ftuar Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali

14 Maj 2019, 15:11 | Përditesimi i fundit: 2019-05-15 11:08:15

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali deklaroi në studion e Report TV me gazetarin Ilir Babaramo se ka një ndryshim drastik mes policisë në kohën kur PD ishte në qeveri me atë sot.

"Ata duan të hedhin në kosh çdo përpjekje, duke krijuar kriza. Duan që çadrat e diellit të protestave të 2017 ta përkthejnë në çadra shiu për të marrë pushtetin në tavolinë. Lulzim Basha kur ishte ministër i përdorte për të goditur kundërshtarët. Janë po të njëjtët njerëz që sot në opozitë që përdorin çdo lloj mjeti për të marrë pushtet. Nuk ka asnjë krahasim mes policisë së shtetit që godiste njerëz që respektonte urdhrat e Bashës dhe Berishës dhe policisë sot. Nuk i kanë asnjë hak për të larë qytetarët kësaj opozite e cila do të marrë peng Shqipërinë. Në vendet e huaja do i kishin marrë zvarrë. Jashtë vendit nuk bëhet fjalë t'i kthesh fjalë policit. Këta politikanë nuk kanë asnjë skrupull. Po i çojnë njerëzit drejt burgut. T'i nxisësh njerëzit që të sulmojnë institucionet është një krim", tha Spiropali.