Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis njoftoi këtë të premte ndryshime në kabinetin qeveritar teksa kërkon mbështetje pas protestave të mëdha që u zhvilluan kohët e fundit në vend.
Ndryshimet përfshijnë emërimin e Kyriakos Pierrakakis si ministër i Financave, ndërsa paraardhësi i tij dhe aleati i ngushtë i Mitsotakis, Kostis Hatzidakis do të bëhet zëvendëspresident i qeverisë. Ministri të tjera kyçe me udhëheqje të re përfshijnë ato për energjinë, transportin dhe migracionin.
Riorganizimi vjen vetëm një javë pasi qeveria e Mitsotakis i mbijetoi mocionit në parlament.