Protestë kundër vizitës së kryetares së Speciales në Prishtinë, arrestohet kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe sekretari

29 Nëntor 2023, 16:12

Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi sot kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bomba tymuese që krijuan tym të madh të zi pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.