Protestuesit i thyen, historiani Marenglen Kasmi: Karriget e kuqe para kryeministrisë datojnë para Luftës së Dytë Botërore

20 Tetor, 23:07 | Përditesimi: 20 Tetor, 23:07

Karriget që kryeministri Edi Rama nxorri sot nga godina e qeverisë për t’i vendosur ato në sheshin përpara saj në shenjë dialogu me protestuesit, u bënë copë e çikë prej tyre. Historiani Marenglen Kasmi shpjegon se karriget e kuqe u përkasin viteve ’30 dhe u kanë mbijetuar Luftës së Dytë Botërore, pushtimit nazist e komunizmit.

    E.H/Shqiptarja.com