'Sikur qan fëmija për nanën, qan Prishtina për Tiranën' Ali Ahmeti ia merr këngës me çifteli për 28 Nëntorin dhe ka një lutje për Shqipërinë

28 Nëntor, 17:08 | Përditesimi: 28 Nëntor, 17:11

Jo me një fjalim, por me këngë e çifteli, Ali Ahmeti ka përcjellë mesazhin e tij për bashkimin e shqiptarëve këtë 28 Nëntor. Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut është bërë pjesë e festimeve të shqiptarëve të diasporës në Zvicër, ku, i ulur në një odë burrash mes flamujve kuqezi, i ka kënduar lidhjes mes Prishtinës e Tiranës, Çamërisë dhe unitetit kombëtar.

 

A.Hl/Shqiptarja.com