PS depoziton në Kuvend Pr.rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë: Është i pavërtetuar

18 Korrik 2022, 15:26

11 vite pas hartimit të raportit të Dick Marty me pretendimet se UÇK ka kryer krime kundër njerëzimit, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë kundër këtij raporti. Rezoluta do t’i dorëzohet në shtator Këshillit të Evropës të cilit i kërkohet të distancohet nga akuzat e Marty të pa provuar nga hetimet ndërkombëtare.