PS kërkon Komision Antikorrupsion, nënkryetari i PD tregon ‘kushtin’ për pjesëmarrjen: Kërkojmë garanci nga SHBA që s’do preket SPAK

8 Maj, 20:10

Partia Demokratike nuk mbështet propozimin e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar ‘Antikorrupsion’. Nënkryetari demokrat, Kreshnik Çollaku në një intervistë për Report Tv thotë se shqetësimi kryesor i PD është se kjo mund të jetë një tentativë e qeverisë dhe një pjesë të opozitës për të goditur reformën në drejtësi.