Edhe në qarkun Korçë, PS kryeson bindshëm me mbi 8 mijë vota. Deri më tani ka siguruar23,120 vota, që përbëjnë 55.1% dhe ruan 6 mandatet e 2021-it. Shihet një rritje prej 7.6% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke konsoliduar dominimin e saj në këtë qark.
Në kahun tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka marrë 14,465 vota, ose 34.5%, dhe siguron 4 mandate, duke humbur një mandat krahasuar me vitin 2021 dhe duke rënë me -15.6% në përqindje mbështetjeje.
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë siguruar asnjë mandat. Ndër to, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt (3.7%) dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit (2.6%) janë më të dalluarat, me PSD që ka rritur përqindjen me 1.7% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 0.7% të votave.



















