PS vazhdon diferencën me mbi 42 mijë vota diferencë në Elbasan, PD humb dy mandate! Ja si renditen partitë e tjera

13 Maj, 12:40 | Përditesimi: 13 Maj, 12:40

PS vazhdon epërsinë e madhe në qarkun e Elbasanit, ku sipas të dhënave të deritanishme, ka një diferencë me 42 392 vota. Ndërsa kanë mbetur edhe 4 kuti për t’u numëruar, PS ka marrë 60.5% të votave, kundrejt koalicionit të Berishës që ka 29.3% të votave. PS mund të sigurojë 10 mandate, dy më shumë sesa viti 2021. 

r.k./Shqiptarja.com