Pse Britania e shpalli ‘non grata' Berishën? Analisti i BBC, Partos për Report Tv: Është forcë përçarëse në Shqipëri e rajon, kërcënim për Ballkanin

30 Korrik 2022, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2022-07-30 15:21:22

“Berisha është një forcë përçarëse në politikën Shqiptare dhe në kontekstin më të gjerë rajonal. Retorika nacionaliste e zotit Berisha, që kërkon të minojë përpjekjet e kryeministrit Rama për të rritur bashkpunimin rajonal përmes nismës së ballkanit të hapur, konsiderohet në Londër si një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”