Kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një koment për punën e bërë nga ana e SPAK sa takon hetimeve lidhur me Sali Berishën dhe Ilir Meta. Sipas Ramës, fakti që SPAK nuk ka nisur ende një hetim për ‘Non Gratën’, nuk është punë e tij dhe se kjo nuk duhet të shërbejë si motiv për të sulmuar punën e SPAK.
“E kuptoj fustrimin, jam pjesë e të fustruarve për punën e SPAK, por kurrsesi nuk mund të shkohet as te mohimi i punës së SPAK dhe as te hedhja e baltës apo insinuatave mbi drejtuesve apo prokurorëve se këto nuk janë gjëra që bëhen me sustë, do isha mirënjohës nëse çështjet e lidhura për Metës dhe Berishës të mos më vihen mua para si çështje që kanë të bëjmë me mua”, tha Rama.