Pse ra qeveria në Mal të Zi? Përgjigjet Abazoviç: Nuk u bëmë palë me krimin si Presidenti

13 Janar 2023, 13:31

Konfuzion politik e ka cilësuar kryeministri ende në detyrë situatën në Mal të Zi. I pyetur në një prononcim nga gazetarët, Abazoviç ka thënë se nuk ka një model më të mirë se qeveria e tij e dhënë në Podgoricë. Më tej Abazoviç shtoi se qeveria ra pasi nuk u bë palë me ata që mbronin krimin e korrupsioni.