‘Pse vdiq Caushi? Joo’, fqinjët për të riun që u rrah barbarisht: Mbante një kasafortë të Enver Hoxhës, po ku kishte lekë brenda ajo

20 Nëntor 2022, 11:19

Report Tv ka shkuar në shtëpinë e 89-vjeçarit, Caush Shehaj. Fqinjët e përshkruajnë viktimën si një njeri shumë të mirë, e ndërsa kanë treguar se mbante në shtëpi një kasafortë të para shumë vitve, ndonëse aty nuk kishte lekë.

“Pse vdiq Caushi? Joo? Burri më i mirë në fshat, ka qenë tregtar. E kanë vjedhur më parë dhe më parë”.

“Kanë tentuar ta vjedhur, këta 2 djemtë, kanë ardhur dhe dje dhe e kanë rrahur. Ata nga zona jonë janë, po kanë ikur në Fier me qira, e kishte kasafortën e Enverit dhe mendonin se kishte lekë, po ku kishte ajo”, tregojnë fqinjët.

  •