Pse vriten dhe vetëvriten shqiptarët?

30 Qershor, 12:20

Pse vriten dhe vetëvriten shqiptarët? Ky është libri ri I sociologut Gëzim Tushi i cili në këtë botim tregon shkaqet kryesore që kanë çuar shoqwrinë shqiptare në një shkallë të lartë të kriminalitetit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai tregoi më tepër për shkaqet, faktorët që kanë ndikuar shoqërinë tonë drejt kriminalitetit.

“Duke qenë se në këto 30 vite ky infeksioni social i krimit dhe i vetvrasjeve në shoqërinë shqiptare ka marrë përmasa pak të ekzagjeruara madje do të thoja që krimi është balanizuar është bërë një e keqe më e gjerë, më intensive më e shpeshtë. Të gjithë këto kanë bërë që ti kushtojë një vëmendje të vecantë, kam diagnostikuar të gjitha shkaqet dhe faktorët që e nxisin kriminalitetin në shoqërinë tonë. Jam munduar të zbulojë të gjitha defektet që kanë institucionet në shoqërinë tonë qoftë ato të shoqërisë morale qofte institucionet e edukimit apo institucionet shtetërore” u shpreh ai.

Ndërsa theksoi se moshat e reja janë ata që kryejnë pjesën më të madhe të krimeve megjithatë ka një trend rritës edhe tek moshat e tjera:

“Mosha e re është më e përshtatshme për të bërë krimin  dhe zakonisht moshat e reja janë 80-90% e atyre që kryejnë krime mirëpo tani ne kemi krime që i kryejnë të gjithë moshat. Ne kemi edhe të moshuar që kryejnë krime, ne kemi gra që kryejnë krime pra po ta shikoni ky kazan i kriminalitetit tek ne është tejet i përzier” tha ai.

Krimi brenda familjes mbetet ndër plagët më të mëdha të shoqërisë sonë sipas sociologut Gëzim Tushi:

“Po vazhdojë ky nivel kriminaliteti të jeni të sigurt që kjo stigma që ky vend është i pajetueshëm do vazhdojë të agravojë dhe do bëhet një kancer i madh i shoqërisë, e cila do vazhdojë të plaket, të shpopullohet, te demotivohet, të demoralizohet prandaj këmbanat e krimit janë shumë të mëdha. Krimi në shoqërinë shqiptare pjesa më e madhe po buron në familje për fat këto kohët e fundit krimi ka qenë jashtë familjes sepse ka qenë ky sezoni turistik dhe është bërë për disa arsye të tjera dhe për të cilat pa disktutim ka një përgjegjësi shteti”

Në një krahasim me vendet perëndimore përsa i përket shkaqeve që çojnë në kriminalitet faktorë kryesorë mbetet mungesa e komunikimit:

“Konflikte kanë edhe shoqëritë perëndimore por gjëja që ndryshon edhe bëhen krime por në përgjithësi zgjidhja e konfliktit bëhet nëpërmjet dialogut, tolerancës komunikimit, zgjidhjes së butë, marrëveshjes. Ne këto instrumenta humane të zgjidhjes së konflikteve i kemi braktisur. Ne kemi krijuar konceptin që gjërat zgjidhen me forcë.Pra, në këtë shoqëri i sukseshëm është ai që është i fortë” përfundoi ai.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha