Psikolog edhe në 50 qendrat shëndetësore! Psikologia Xhika: Ankthi e mbyllja në vetvete, problemet më të shpeshta! Referimi bëhet nga mjeku i familjes e pediatri

27 Janar 2023, 10:44

50 qendra shëndetësore kanë nisur dhënien e shërbimit të psikologut për të gjitha grupmoshat. Ankthi, luhatja e humorit apo mbyllja në vetvete, kanë qenë disa nga problemet për të cilat qytetarët kanë kërkuar ndihmë gjatë këtij muaji të parë, ndërsa referimi bëhet nga mjeku i familjes dhe pediatri.