Punimet e Unazës së Madhe në Tiranë, Rama: Po transformohet me ritme të shpejta në të gjitha segmentet

9 Dhjetor 2022, 08:49

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook nga ku ka ndarë ecurinë e punimeve të Unazës së Madhe në Tiranë. Rama shkruan se puna po vijon me ritme të shpejta në të gjitha segmentet. Përbri, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video ku duken punëtorë duke vijuar me punimet në zonë.