Punonjësit e azilit tallen dhe abuzojnë me të moshuarën në Greqi, gruaja ulëret e tronditur për ndihmë

30 Maj 2021, 11:39

Pamje të rënda janë ato që janë shfaqur në mediat greke, në një njësi të kujdesit të veçantë për të moshuarit në Greqinë Veriore. Në videon e publikuar nga mediat greke thuhet se infermieret po abuzojnë psikologjikisht dhe fizikisht me gratë e moshuara.

Siç shihet nga pamjet ai i ngacmojnë, i tërheqim buzën, prekin hundën veshtë dhe tallen më to, ndërkohë që e moshuara është e pafuqishme për të reaguar.Raportohet se video është regjistruar rreth një muaj më parë në ishullin e Kretës dhe nga rrëfimi i familjarëve e dëshmitarëve të tjerë, është mësuar se e moshuara dhunohej e tallej sistematikisht nga punonjësit.