Pushkë, tritol e granata në banesë, zbulohet municion luftarak në fshatin Kus të Tiranës! Një i arrestuar

10 Tetor, 08:39

TIRANË- Një municion luftarak është zbuluar në një banesë në fshatin Kus të Tiranës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia ka arritur të zbulojë 1 pushkë, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 thikë.

Porsoni që posedonte municion luftarak, B. M., është vënë në pranga nga policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në Kus, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kus".

    No videos found.