Pushuesit rikthehen në plazh! Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot dhe në rrugën e Shëngjinit

22 Gusht 2022, 12:14

Fillimi i javës ka rikthyer trafikun e rënduar në rrugët e Lezhës. Prej orëve të para mëngjesit të kësaj të hëne, superstrada Lezhë-Milot dhe rruga drejt Shëngjinit po përballen me fluks të lartë automjetesh.