Pylli me pisha në Darëzezë u përfshi nga zjarri, flakët drejt shuarjes, forcat zjarrfikëse mbeten në gatishmëri

1 Qershor 2025, 20:40 | Përditesimi: 1 Qershor 2025, 20:40

Zjarri i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është drejt shuarjes.  

Flakët pas disa orë përpjekjesh të shërbimeve zjarrfikëse, punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, janë neutralizuar.

Dy mjete zjarrfikëse dhe tre grupe do të qëndrojnë në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit.

Ndërkohë, do të ngrihet edhe një grup pune për verifikimin e dëmeve, ndërsa  grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

r.k./Shqiptarja.com