Korçë- Në doganën e Qafë-Thanës, pak momente më parë, ka rënë sistemi në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut.
Kjo ka bërë që të krijohet fluks i lartë në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.
Mësohet se edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por më ngadalë.
Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se autoritetet kanë hapur sportelet në maksimum, ndërsa aktualisht shihet moment me lëvizje të shtuara të mjeteve.