Qarku Tiranë/ PS fiton thellë në Vorë me 8082 vota, PD vetëm 4803! Socialistët fitojnë edhe njësinë nr. 10 në Tiranë me 5304 vota

12 Maj, 11:55 | Përditesimi: 12 Maj, 11:55

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 45,727 vota ose 47.7% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate nga 18 të siguruara në vitin 2021. Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 33,556 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.4% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.3% dhe 17 mandate.

r.k./Shqiptarja.com