Qarkullonin me pistoletë në makinë të cilën do shisnin në Tiranë, arrestohen 2 persona

19 Shkurt 2025, 08:39 | Përditesimi: 19 Shkurt 2025, 08:39

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.  

U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 26-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.  

Vihet në pranga dhe një 37-vjeçar që dyshohet se do ta ndihmonte 26-vjeçarin, për të shitur armën. Në momentin e ndalimit, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe tentoi të largohej.  

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër me municion luftarak, 3 celularë dhe automjeti me të cilin po qarkullonin këta shtetas. 

r.k./Shqiptarja.com