Qarkullonte me pistoletë me fishek në fole, arrestohet 49-vjeçari në Fier! I dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

5 Janar 2023, 09:03

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje. I arrestuari Shpëtim Kanda është emër i njohur për policinë e Fierit pasi është dënuar dy herë për “vrasje” dhe “ vrasje në tentativë” në bashkëpunim me persona të tjerë.