Qendra e masazheve bazë prostitucioni në ‘Astir’, i riu për Report Tv: Kam çuar shokë të mi, paguanin nga 10 mijë lekë! S’punonin vetëm 2 vajza, klientët zgjidhnin

12 Janar 2023, 15:35

Report Tv ishte në qendrën e masazheve “Eden” e cila ishte kthyer në një vatër prostitucioni dhe intervistoi banorë të zonës. Një i ri tha se ka dërguar shokët e tij për të përfituar shërbimet, për të cilat paguanin deri në 10 mijë lekë. Sipas tij në qendër nuk ishte vetëm një vajzë që ushtronte prostitucion ndërsa në ditë mund të shkonin deri në 7 klientë.