‘Qetësohuni djema’, fjalët e fundit të shqiptarit që u vra pas përleshjes me armë të bashkatdhetarëve! Tentoi të ‘ulë gjakrat’, por mbeti viktimë

23 Shkurt 2023, 18:44 | Përditesimi i fundit: 2023-02-23 18:44:41

Hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami u vra ditën e djeshme në Greqi nga një plumb që e kapi teksa ishte ulur në një lokal dhe dy bandat shqiptare patën një përleshje me armë. Islami kishte tentuar të ‘ulte gjakrat’ mes 7 shqiptarëve të cilët fillimisht u përfshinë në një debat në lokalin ku ishte ulur edhe 39-vjeçari.