Qeveria miraton kompensimin për policët e emëruar larg vendbanimit, u paguhet kostoja e transportit e qiraja e banesës! Pagesë mujore dhe gruas nëse humb punën

21 Mars, 18:06

Me një vendim të posaçëm, qeveria përcakton kriteret e kompensimit për efektivët e policisë që punojnë larg shtëpisë. Pagesat nisin 10 deri në 30 mijë lekë pagesë për udhëtimin drejt vendit të punës në varësi të largësisë. Policëve të transferuar u sigurohet banesë ose u paguhet qiraja dhe pagë marrin dhe bashkëshortët/tet që humbin punën nga transferimi.