Qeveria u plotësoi kërkesat në dhjetor/ Studentët rikthehen në auditore, shuhet protesta

8 Janar 2019, 17:11

TIRANË- Një grup shumë i vogël studentësh protestuan sot para Kryeministrisë, ndërkohë që masa e gjerë e studentëve i janë rikthyer mësimit. Shqiptarja.com mëson se mësimi ka rinisur tek Universiteti Mjekësor, tek Universiteti Politeknik dhe tek Inxhinieria e Ndërtimit. Protesta e studentëve ka dështuar edhe në rrethe, pasi nuk ka patur organizim në qytetet kryesore ku në ditët e mëparshme është organizuar protestë. Në disa prej Fakulteteve ditën e sotme janë paraqitur studentë që nuk janë futur në mësim, si në Universitetin Bujqësor ku disa studentë i kanë vënë kycin derës, si dhe tek Gjuhët e Huaja dhe tek Shkencat Sociale. Grupi i studentëve protestuesë ka marshuar për disa minuta nga Universtiteti Politeknik tek Ambasada Amerikane dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, duke shënuar sot edhe shuarjen e protestës, megjithëse dje u paralajmërua një pjesëmarrje masive.  Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, që ka sqaruar lajmin e rremë, (Lexo këtu), që qarkulloi në media se studentët duhet të paguajnë tarifat e plota të studimit. Rama tha se e gjitha është një dezinformim. (Lexo këtu).  Për këtë lajm reagoi edhe rektori i UPT, Andrea Maliqari që tha se nuk ka dalë asnjë shkresë nga ky fakultet. (Lexo këtu). 

Studentët protestuan ditën e djeshme dhe shtuan pikën e 9-të në kërkesat e tyre, që është shfuqizimi i Ligjit të Arsimit të Lartë. Ata kërkuan edhe rritjen e buxhetit të Arsimit në 5% të GDP-së, pikë e cila nuk u plotësua nga qeveria për shkak të pamundësisë ekonomike dhe financiare. Në mbledhjen e qeverisë në prag të fundvitit ekzekutivi miratoi 12 vendime që nga heqja e tarifës së studimeve për studentët në nevojë dhe ekselentët, përgjysmimin për të gjithë studentët e tjerë, bursë shtetërore deri në 100 mijë lekë të vjetra çdo muaj, investimin e 27 mln euro në konvikte si dhe nisjen e punës për kartën e studentit sipas një modeli konkret nga një vend i Bashkimit Europian (Lexo këtu: Dokumenti i plotë i Paktit për Universitetin).  Asnjë nga protagonistët e protestës nuk ka komentuar deri tani në detaje Paktin për Universitetin të miratuar nga Qeveria, ndërsa Partia Demokratike dhe LSI-ja e kanë injoruar duken tentuar tani të marrin drejtimin e protestës studentore.

    No videos found.