Njoftimi për pagesën e tarifave/ Flet rektori i Politeknikut, Andrea Maliqari: S’ka dalë asnjë urdhër nga kancelaria e Fakultetit, shkresë e rremë

Njoftimi për pagesën e tarifave/ Flet rektori i Politeknikut, Andrea Maliqari: S’ka dalë asnjë urdhër nga kancelaria e Fakultetit, shkresë e rremë

Andrea Maliqari, rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës

Pas lajmit të rremë që qarkulloi sot në media, (Lexo këtu), për një urdhër për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për të bërë pagesën e plotë të tarifave brenda 28 janarit 2018, flet për Report Tv, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari.

Maliqari ka thënë se nga kancelaria e Fakultetit nuk ka dalë asnjë urdhër dhe se shkresa është e rreme.

“Nuk ka dalë asnjë urdhër nga Kancelaria jonë, është shkresë e rreme. “-ka përgënjeshtruar Maliqari.

Ditën e sotme në mediat pranë PD dhe rrjetet sociale qarkulloi një foto për një njoftim ku iu kërkohej studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit që të paguanin tarifën e plotë në masën 100% para 28-janarit 2019. Kjo shkresë, e publikuar në media dhe e botuar në mënyrë ‘misterioze’ për studentët e Inxhinierisë nuk kishte as firmë dhe as vulë, elementë parësorë për vlefshmërinë e një letre zyrtare. Për këtë lajm reagoi edhe kryeministri Edi Rama, që e quajti një dezinformim dhe sqaroi se pagesat do të paguhen të përgjysmuara për të gjithë, pasi në dhjetor qeveria ka miratuar tashmë një VKM. (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë