Qeveria vendos: Marrim 700 mln euro eurobond! Në nëntor banesat e rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve! Të para i marrin familjet në nevojë, të tjerët me short publik

27 Tetor 2021, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2021-10-27 16:03:48

Qeveria ka vendosur që nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve. Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.

“Sapo filloi procesi i kalimit të shkollave në pronësive të bashkive pas përfundimit të një numri të madh të shkollave të rindërtuarave që i kalojnë bashkive për mirëmbajtje dhe administrim në vazhdim. Ky muaj do të jetë muaji i rëndësishëm për rindërtimin. Në vigjilje të dyvjetorit të tërmeti ne kemi procesuar për të kaluar në pronësi të plotë të qytetarëve shtëpitë e rindërtuara, njësitë individuale dhe apartamente. Do ndiqen dy korsi për shpërndarjen e tyre. Një është lista prioritare ku trajtohen familje në nevojë. Për këto familje shpërndaja bëhet menjëherë, ndërsa për pjesën tjetër shpërndarja do të bëhet me short publik. Vetëm me 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Deri tani janë shpërndarë vetëm nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit 1100 njësi individuale dhe mbi 800 grante për familjet e dëmtuara nga tërmeti”, tha Arben Ahmetaj.