QSUT, mungon ilaçi për të sëmurët e limfomës kutane, vajza denoncon në ‘Report tv’: Babai pa medikament 3 muaj! ‘Polatuzumab’, mjekim jetik për pacientët me tumor në lëkurë

30 Qershor, 20:38 | Përditesimi: 30 Qershor, 20:38

Prej më shumë se tre muajsh mungon në QSUT ilaçi jetik Polatuzumab, i domosdoshëm për trajtimin e limfomës kutane, një formë e rrallë e kancerit. Një vajzë rrëfen për Report TV për luftën e saj për të siguruar trajtimin e duhur për babain 70-vjeçar, ndërsa përballet edhe me një tjetër sfidë, nënën e diagnostikuar me kancer në gji.

r.k./Shqiptarja.com