Qytetarët e bizneset nuk po i paguajnë në kohë këstet e kredive, shkak rritja e interesave! Huatë me probleme u rritën në prill

10 Qershor, 15:14

Normat e larta të interesit kanë vënë në vështirësi qytetarët dhe bizneset për pagesat e kredive. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë në prill kreditë me probleme u rritën me 2.1 miliardë lekë dhe arritën në vlerën 37.6 miliardë lekë, duke shënuar rritje në krahasim me muajin paraardhës.