Qytetarët në Berat zgjedhin kalanë për të festuar Ditën e Verës, trafik i rënduar në rrugët e qytetit

14 Mars 2023, 13:35

Dita e verës në Berat ka sjellë trafik tepër të rënduar kryesisht në zonën pranë kalasë së qytetit që është përzgjedhur nga qytetarët për të pushuar dhe festuar.

Policia po menaxhon situatën duke mos lejuar grumbullimin e automjeteve dhe respektimin e rregullave. Për shkak se ka vetëm një rrugë për këtë lagje, ku janë përqendruar festimet, është shkaktuar trafik tepër i rënduar.