Qytetarët në Lezhë sfidojnë temperaturat e ulëta, mbushin sheshin plot dhe shijojnë fishekzjarrët

1 Janar 2023, 00:19

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e vitit të ri u prit me një atmosferë të gëzueshme. Qindra qytetarë sfiduan temperaturat e ulëta dhe mbushen rrugët dhe sheshin kryesor të qytetit, duke u bërë pjesë e festimeve për vitin e ri. Për disa minuta qielli u ndriçua nga magjia fishekzjarrëve të shumta të cilët u hodhën në mënyre të organizuar nga bashkia, por edhe vetë qytetarët.

  •