Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit

14 Janar, 15:40

Moti jo i zakontë që ka përfshirë vendin këto ditë, ka lënë pa energji elektrike disa zona të bllokuara edhe nga dëbora. Kjo sipas Partisë Demokratike, ka si shkak, shpërdorimin e fondeve dhe tenderëve për infrastrukturën energjetike dhe të rrugëve.