Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 28-vjeçari në Kukës

21 Korrik 2022, 15:21

Një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas dëshmitarëve ngjarja është shënuar në fshatin Përbreg të Kukësit. 28 vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.