Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 29-vjeçarja në Durrës! Ishte shtatzënë, familjarët e gjetën në oborrin e shtëpisë

12 Gusht 2022, 11:24

DURRËS-  Një 29-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Viktima u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë pa shenja jete. Mësohet se 29-vjeçarja ishte shtatzënë.