Radha kilometrike e automjeteve në Kakavijë, pas disa orësh pala greke shton një sportel dhe nis punën me procedurë të shpejtuar

13 Gusht 2022, 15:05

Me qindra emigrantë që udhëtuan nga Greqia për në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar për disa orë në doganën e Kakavijës. Radhët e gjata u shënuan në tokën greke, për shkak të fluksit të lartë të udhëtareve dhe mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke.