Radhë kilometrike në Kapshticë, shkak një problem në doganën greke! Qytetarët presin për t’u futur në Greqi: Kemi dy orë këtu, humbëm tragetin

8 Janar 2023, 16:38 | Përditesimi i fundit: 2023-01-08 18:58:34

Radhë të gjata kilometrike në doganën e Kapshticës. Mësohet nga burime zyrtare se shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala Greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.