Radhë të gjata kilometrike në Kapshticë, shkak një problem nga pala greke

8 Janar 2023, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2023-01-08 13:46:47

Radhë të gjata kilometrike në doganën e Kapshticës. Mësohet nga burime zyrtare se shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala Greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.