Radhë të gjata në spitale, epidemiologia Daja: Vala sezonale e gripit dhe virozave zgjat deri në shkurt! Qytetarët të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura

6 Janar 2023, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2023-01-06 14:55:20

Teksa ka radhë të gjata në spitale për shkak të virozave dhe gripit, epidemiologia e ISHP, Rovena Daja thotë se vala sezonale mund të zgjasë deri në fillim të muajit shkurt. Po ashtu sugjeroi qytetarët që të vaksinohen dhe të bëjnë kujdes duke mbajtur maska e duke shmangur vendgrumbullimet pasi po qarkullon edhe variant Omicron i Covid-19.